×
Art/Kulturë

Mehmet Kraja rizgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave

Reporteri
09 Dhjetor 2021 | 13:15

Akademiku Mehmet Kraja është rizgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Rizgjedhja e tij është bërë në një mbledhje të mbajtur sot. Ai e kishte marrë këtë detyrë fillimisht më 3 tetor, pasi deri atëherë në krye të ASHAK-ut ishte Nexhat Daci.

Daci, i cili ishte zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës më 21 dhjetor të vitit 2017 në zgjedhjet e rregullta.

Vendimi që Daci të mos e ushtronte më funksionin e kryetarit ishte marrë nga organet ligjore dhe statutare, legale dhe legjitime të ASHAK-ut më 11 qershor 2019, pasi ai i kishte mbushur 75 vjet.

Ndërkaq nënkryetare është zgjedhur Justina Pula, anëtar korrespodent dhe sekretar shkencor, Luan Mulliqi.

Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve: Akademik Sabri Hamiti, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Anëtare korrespondente Gjyljeta Mushkolaj, Sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore, Anëtar korrespondent Fetah Podvorica, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës. Ndërkaq akademik Rauf Dhomi, u caktua ushtrues i detyrës së Sekretarit të Seksionit të Arteve.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!