Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovës, Hajrulla Çeku pas takimeve të zhvilluara me komunitetet kulturore dhe artistike në Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë ka thënë se reforma ligjore në kulturë është e domosdoshme.

Ministri Çeku shfrytëzoi rrjetin social Twitter për të treguar rëndësinë e një vendimi të tillë, me qëllim të kapërcimit të pengesave me të cilat po përballet komuniteti kulturor si dhe për të çliruar potencialin e tij të plotë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

“Takime intensive 2 javore me industrinë kreative dhe skenën e pavarur muzikore në Prishtinë, Komunitetin lokal të artit në Pejë, Gjakovë. Një gjë është e qartë: reforma ligjore në kulturë është e një rëndësie të madhe për të kapërcyer pengesat me të cilat përballet komuniteti dhe për të çliruar potencialin e tij të plotë”, shkroi ai në Twitter. /Reporteri.net

Reklamë