Emërohet Ushtruesi i Detyrës dhe Këshilli përgatitor.
- Meriton Ferizi është emëruar si Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Operës së Kosovës.
Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Operës ushtron të gjitha të drejtat dhe obligimet e përcaktuara për pozitën e Drejtorit të Operës së Kosovës, veçanërisht inicion, zhvillon dhe administron të gjitha procedurat për krijimin e kushteve të nevojshme të të punësuarve në institucionin e Operës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Gjithashtu është emëruar Këshilli përgatitor për inicimin dhe funksionalizimin e institucionit të Operës së Kosovës, dhe ka këtë përbërje: Merita Juniku, Inva Mula, Dardan Selimaj, Rreze Kryeziu Breznica, Besa Luzha, Edon Ramadani dhe Mehdi Uka.
Këshilli përgatitor është i mandatuar të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë për funksionalizimin e institucionit të Operës së Kosovës, duke përfshirë organizmin e brendshëm, hartimin e akteve nënligjore të nevojshme, krijimin e kushteve adekuate infrastrukturore për punë, planin vjetor të punës etj.