×
Art/Kulturë

“Ndryshe nga ti” libri me poezi i 15 vjeçares Teuta Markaj: Me ndihmën e familjes arrita ta plotësoj ëndrrën time!

Reporteri
24 Shtator 2021 | 15:54

Autor: Linda Krasniqi


Teuta Markaj lindi në qytetin e Pejës. Studimet e para i filloi në shkollën “ASDRENI” në Pejë, kurse tani vazhdon studimet në vitin e parë në Gjimnazin “Bedri Pejani”.


Libri i saj i parë është i përbërë prej 60 poezish dhe është i ndarë në dy cikle. Cikli i parë është në “Rrugën e jetës”, ku futen poezitë e thjeshta të cilat i ka shkruar në shkollën fillore, kurse cikli i dytë është “Besim dhe Shpresë”, poezi të cilat autorja duke u rritur filloj të prek tema më të thella.

Frymëzimi i saj ka ardhur nga ngjarje të ndryshme që ka parë apo ka përjetuar edhe ajo vetë, e gjithashtu ka prekur edhe tema që janë në realitetin tonë si: feminizmi, bullizmi dhe paragjykimet e ndryshme.

15 vjeçarja thotë se ka qenë pak e vështirë t’i shpreh ndjenjat e saj në këtë moshë të re, por që është munduar të jetë sa më e lirshme në botën e saj përmes shkrimit.

Jam munduar të jem zëri i disave që nuk munden me pas përmes librit dhe letrës. Jam munduar t’u tregoj gjeneratave të mija që të jenë edhe ata të lirshëm t’i shprehin talentet e tyre, ashtu siç kam bërë dhe unë përmes librit tim”, tha ajo për Gazetën Online Reporteri.net.

Teuta filloi ta shkruante këtë libër që nga mosha 12 vjeçare, ku përfshihet edhe një histori e fëmijërisë së saj, e pastaj me ndihmën e familjes ajo tregon se iu është plotësuar ëndrra për ta botuar librin “Ndryshe Nga Ti”.

Një ndër ëndrrat e mija ka qenë gjithmonë që t’i botoj këto poezi, dhe pikërisht ndër ëndrrat e mëdha mbetet kjo, që të bëhem një poete e njohur me shkrimet e mia”, shton ajo.

Sa i përket planeve për të ardhmen, Teuta Markaj thotë se ka nisur të shkruaj një roman, të cilin do ta sjellë në gjuhen angleze. E kjo e bën që të vazhdoi me këtë ritëm duke falënderuar për përkrahjen e familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë pritur mirë librin e saj më të ri.

15 vjeçarja nga Peja dha edhe një mesazh për fund për të gjithë ata që ngurrojnë për t’i shprehur talentet e tyre: “Jeni sa më të lirë, mos ngurroni! Ndoshta ka gjëra që ju frikësojnë të bëni një hap përpara, por duhet ta bëni sepse është e nevojshme ta tregoni vetveten”, tha ajo për fund në bisedën për Reporteri.net.

Më poshtë mund të gjeni edhe dy nga poezitë e këtij libri:

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!