Edicioni i tretë i Xhade Fest mbërrin në Preshevë, duke e kthyer qytetin në një hapësirë të gjallë ku arti, muzika dhe komuniteti takohen. Festivali nuk është thjesht një ngjarje kulturore, por një thirrje për të rizbuluar qytetin, për ta parë me ngjyra të reja dhe për ta ndjerë si hapësirë të përbashkët krijimtarie.

Xhade Fest ecën nëpër rrugë dhe tregime, kalon kufij të dukshëm e të padukshëm, kërkon fytyra, ngjyra e zëra që sfidojnë të zakonshmen. Është një festival për ata që pyesin, që krijojnë, që besojnë se arti mund të shndërrojë hapësirat dhe komunitetet.

Panel diskutimi – ora 13:00 | Amfiteatri i Shtëpisë së Kulturës
Tema: Re(discovering) the Spaces for Art and Culture

Reklamë

Artistë dhe punëtorë kulturorë nga Peja, Beogradi dhe Prizreni ndajnë përvojat e tyre mbi gjetjen, rimarrjen dhe krijimin e hapësirave të reja për artin dhe kulturën.

Moderator: Luka Knežević Strika

Panelistë: Vullnet Sanaja, Teodora Simić, Somer Şpat

Ekspozita & Screening – ora 15:00
Possible Worlds – Shkamb Jaka

Reklamë

Touch and Haptics – Laureta Hajrullahu

Dy artistë bashkëkohorë eksplorojnë kufijtë mes reales dhe virtuales, përvojës shqisore dhe imagjinatës. Punimet e tyre ftojnë publikun të mendojë për atë që është e prekshme, atë që është virtuale, dhe hapësirat e ndërmjetme ku lind arti.

3D Mapping – Qendra e Preshevës
Në mbrëmje, ndërtesa e Komunës kthehet në një skenë drite dhe iluzioni. Artisti vizual Florian Çanga (Tiranë) sjell një instalacion 3D mapping që i jep qytetit pamje krejtësisht të re, ku arkitektura bashkohet me ngjyra, ritme dhe vizualizime digjitale.

Reklamë

Muzikë gjatë gjithë natës
Pas spektaklit vizual, Presheva ndizet me muzikë live dhe DJ sets që e kthejnë qendrën e qytetit në një hapësirë të energjisë kolektive:

DJ 808 (Prishtina) – ritme afro house

DJ Wise (Prishtina) – miks i disko, hip-hop dhe afro grooves

Reklamë

Offchestra (Prishtina) – shpërthim funk, jazz dhe Balkan fire

Një qytet i gjallë, një komunitet i bashkuar
Xhade Fest është për njerëzit, tingujt dhe kulturat. Në Preshevë, ai shndërrohet në një udhëtim ku arti nuk është vetëm në skenë, por në rrugë, në ndërtesa, në fytyrat e njerëzve.

Ky festival është për të gjithë ata që duan ta shohin qytetin e tyre dinamik, të gjallë dhe të lidhur përmes artit.

Reklamë