×
Art/Kulturë / Adi Krasta dhe Besim Dina bëjnë hapjen

Nisi Festivali i Këngës në RTK, zbulohet trofeu për fituesin

Reporteri
26 Tetor 2023 | 23:01

Të enjten mbrëma ka nisur zyrtarisht edicioni i parë i Festivalit të Këngës, në RTK, festival simotër i atij në Radio Televizionin Shqiptar.

Hapja e këtij edicioni historik u bë nga dy prezantuesit e njohur të televizonit, Adi Krasta dhe Besim Dina, në një skenografi të bukur e punuar nga Shqipe Kamberi dhe Rudina Xhaferri, shkruan Reporteri.net.

“Artistëve të Kosovës, të dikurshëm e të tashëm, të vjetër e të rinj, të cilët krijuan në ditë të vështira e të bukura, me dashuri të madhe për vendin dhe kombin, ky festival u dedikohet”, u tha në fillim të këtij festivali.

Tashmë është zbuluar edhe trofeu që do ta marrë fituesi apo fituesja e këtij festivali, e që do të vlerësohet nga juria profesioniste e përbërë nga Alma Bektashi, Zake Prelvukaj, Alban Nimani, dhe Adi Hila.

Trofeu është dizajnuar nga punonjëset e RTK-së, Zana Ramadani dhe Arbenitë Shala, ndërkaq është punuar nga Kashman Ramizi.

Festivali i Këngës në RTK do të transmetohet në datat 26, 27, dhe 28 tetor.

Ky festival do t’i shërbejë Kosovës edhe për ta zgjedhur përfaqësuesin e saj në Eurovision viteve të ardhshme. /Reporteri.net/.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!