×
Art/Kulturë

Nisin hulumtimet arkeologjike në Katedralen “Zonja Ndihmëtare” në Prizren

Reporteri
16 Shtator 2021 | 19:21

Autor: Linda Krasniqi


Në Katedralën “Zonja Ndihmëtare” në Prizren kanë filluar gërmimet të cilat janë të fokusuara në rrënojat e kishës që u zbuluan në oborrin këtij monumenti të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore të Kosovës.


“Zonja Ndihmëtare” është një ndër kishat më të vjetrat në vend e ndërtuar gjatë viteve 1865-1870.

Rëndësia e saj kulturore do të shtohet edhe më tutja pasi që në oborrin e saj tashmë kanë filluar hulumtimet arkeologjike, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

Në një njoftim të Ministrisë së Kulturës, theksohet se hulumtimet arkeologjike në kishën në Prizren kanë filluar në kuadër të projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, që financohet nga Bashkimi Evropian.

Punime do të kryhen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, në bashkëpunim me Universitetin e Zarës (Kroaci) dhe CHwB Kosova.

“Faza e dytë e hulumtimeve filloi me 1 shtator dhe do të zgjasë deri me 30 tetor 2021 ndërsa qëllimi është të definohen të gjitha shtresat arkeologjike që ndërlidhen me historikun e katedrales. Gërmimi është i fokusuar në rrënojat e kishës të cilat janë zbuluar në oborrin e këtij objekti”, thuhet në njoftimin e Ministrisë, përcjellë Reporteri.net.

Tutje thuhet se pas përfundimit të hulumtimeve, zbulimet arkeologjike do të konservohen me qëllim të mbrojtjes dhe ekspozimit të tyre për qytetarët.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!