×
Art/Kulturë

Opera e parë e Kosovës me premierë historike

Reporteri
23 Shkurt 2024 | 12:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për “Operën e parë të Kosovës me premierë historike!”, përcjell Reporteri.net.

“Dritat, skena, kostumet, trupa teknike, trupa artistike, të gjitha janë gati për premierën historike të operës “Goca e Kaçanikut” nga Rauf Dhomi, në regji të Nikolin Gurakuqit, Mjeshtër i Madh i Republikës së Shqipërisë. “Goca e Kaçanikut” ka bashkuar kapacitetet artistike të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë brenda institucionit më të ri, Operës së Kosovës, në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës”, shkroi Kurti në Facebook.

Kryeministri tutje shkruan “nën dirigjimin e Edon Ramadanit, me solistët e shkëlqyer nga të trija vendet, orkestra dhe kori i Operës së Kosovës, sollën në jetë tingujt e krijuar mbi motivet e novelës së Milto Sotir Gurrës me të njëjtin emër”.

““Goca e Kaçanikut” ka 53 vjet që është shkruar dhe premiera e saj u vu në skenë më 1979 në Tiranë. Opera tanimë u shfaq në para-provë për audiencat e reja me programin “Arti në shkolla”, e mbrëmë para premierës me mua ishin të rinjtë me energji të pandalshme nga shtatë shkollat e mesme të muzikës së Kosovës, shkolla “Don Bosko”, Fakulteti i Arteve (UP), Fakulteti i Arteve (UHZ), UBT dhe AAB dhe Universiteti i Tetovës”. U ftoj të gjithëve që ta ndiqni. I uroj shumë sukses të gjithë ekipit”, përfundon Kurti njoftimin.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!