Orkestra  e fëmijëve dhe të rinjve “Amadeus” po përfaqëson Kosovë në garat ndërkombëtare në Spanjë “Spring Symphonies” .

Këta të rinj kanë përfaqësuar Kosovën në mesin e dhjetëra orkestrave të tjera nga vende të ndryshme si Turqia, Hungaria, Sllovakia, Holanda.

Ky festival ofron një platformë të rëndësishme për shkëmbim kulturor dhe afirmim artistik ndërkombëtar.

Reklamë

Vitin e kaluar orkestra mori vendin e dytë në World Orchestra Festival Vienna, duke u renditur mes 40 orkestrave nga e gjithë bota, çka dëshmon për cilësinë artistike dhe përkushtimin e saj.