×
Art/Kulturë

Përfundojnë punimet renovuese në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë

Reporteri
27 Shkurt 2024 | 21:52

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeka, ka treguar se kanë përfunduar punimet renovuese në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë, transmeton Reporteri.net.

“Tani kemi një hapësirë të transformuar dhe kushte të përmirësuara për aktorët dhe publikun e Teatrit Kombëtar të Kosovës”, ka shkruar Çeku në Facebook, të martën.

“Hapësirën e rinovuar për herë të parë po e shijojnë ekipi i shfaqjes “Kamarja e turpit” nga Ismail Kadare, produksion të cilit po i prijnë Kushtrim Koliqi e Doruntina Basha. Vazhdojmë me përkushtim punën për konsolidimin e infrastrukturës kulturore në vend”, ka shkruar Çeku.

 

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!