×
Art/Kulturë / Kulturë

Përparim Rama njofton se në lagjen “Dardania” do të organizohet Kinemaja e Hapur, do të shfaqen filma kosovarë e ndërkombëtarë

Reporteri
24 Gusht 2024 | 11:36

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se afër Postës Kryesore në Dardani, do të fillojnë Kinemanë e Hapur “Film N’Park”, për fëmijët mbi moshën 10 vjec.

Kjo do të zgjasë nga 26 gushti deri me 1 shtator, ku do të shfaqen filma kosovare e ndërkombëtarë.

Postimi i tij:

Hapësirat publike të kryeqytetit po i përdorim për art dhe kulturë.

Te parku, afër Postës Kryesore në Dardani, po fillojmë me Kinemanë e Hapur “Film N’Park” 🎥🌳 për fëmijët mbi moshën 10 vjeç.

Drejtoria e Kulturës dhe Qendra Kulturore për Fëmijë në Kryeqytet, ju ftojnë në një përvojë unike verore me filma të përzgjedhur nga Prifest, Anibar, dhe Qendra Kinematografike e Kosovës.
📅 Kur? 26 gusht – 1 shtator

📍 Ku? Te parku, afër Postës Kryesore në Dardani

🎞️ Çfarë? Shfaqje filmash kosovarë dhe ndërkombëtarë

Ky event organizohet nga Drejtoria e Kulturës me përkrahjen e UNDP Kosova.

Mos e humbisni këtë mundësi për të kaluar mbrëmje të paharrueshme në shoqërinë e filmit dhe natyrës! 🌟

 

 

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!