×
  • Raporto
  • Art/Kulturë

    Petrit Halilaj, anëtar i ri i Akademisë së Artit Botëror në Gjermani

    Reporteri
    08 Gusht 2023 | 15:52

    Petrit Halilaj nga Kosterrci i Skenderajt, është zgjedhur anëtar i ri i Akademisë së Artit Botëror në Gjermani.

    Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

    Ai e ka quajtur të jashtëzakonshme arritjen e Halilit, në Akademinë e Artit Botëror.

    “Kjo është një arritje e jashtëzakonshme dhe rruga e tij artistike është një frymëzim i madh për të gjithë. I jashtëzakonshëm» është atributi që më së shumti i shkon për shtati Petritit, jo vetëm si njeri, por edhe artin që ai përfaqëson”, ka shkruar Ajeti në postimin e tij.

    Tutje në postimin e tij, Ajeti ka theksuar se, “Petrit Halili me punën e tij nuk është duke prezantuar vetëm kulturën tonë shqiptare, por edhe duke e vendosur emrin e Republikës tonë në qendër të botës së artit, veprat e të cilit janë prezantuar në festivalet dhe galeritë më prestigjioze në botë”.

    Si anëtari më i ri i kësaj akademie, Petriti do të jetë pjesë e një institucioni me renome globale, artistësh, shkencëtarësh dhe njohës të kulturës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!