Pas suksesit të dy edicioneve të mëparshme, Prizren Rock and Blues Festival rikthehet këtë vit me edicionin e tij të tretë. Festivali do të zhvillohet në datat 11, 12 dhe 13 korrik 2025  me hyrje falas për të gjithë adhuruesit e muzikës.

Organizatorët kanë paralajmëruar se ky edicion do të jetë më i madh se kurrë.

Festivali mbahet në Prizren.

Reklamë

Prizren Rock and Blues Music Festival ka bërë emër si një ngjarje kulturore që promovon muzikën cilësore dhe bashkon komunitetin e artdashësve, duke sjellë muzikë të mirë, energji pozitive dhe argëtim pa pagesë për publikun.