×
  • Raporto
  • Art/Kulturë

    Promovohet libri “HERO – Selman Kadria (1906–1938)”

    Reporteri
    30 Korrik 2026 | 15:24

    Është mbajtur sot në Sallën e Kuvendit Komunal në Istog solemisht promovimi i librit “HEROI – Selman Kadria (1906–1938)”, me autor Sali Kabashi.

    Ky aktivitet kulturor mblodhi së bashku numër të madh pjesëmarrësish, qytetarë, dashamirë të librit dhe personalitete publike, të cilët patën rastin të njihen më nga afër me monografinë kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Selman Kadriut, një prej figurave të shquara të historisë sonë kombëtare, thuhet në njoftim.

    Gjatë fjalëve të rastit në këtë promovim, u vu theksi te rëndësia që ka ruajtja dhe kultivimi i kujtesës sonë historike. Vepra të kësaj natyre u vlerësuan si dëshmi të çmuara që ndriçojnë ngjarjet dhe personalitetet që lanë gjurmë të pashlyeshme nëpër shekuj për çështjen kombëtare.

    “Botimet që dokumentojnë dhe sjellin në vëmendje figurat tona historike janë shtylla kurrizore e edukimit të brezave të ja dhe forcimit të identitetit tonë kombëtar,” u theksua gjatë takimit.

    Në fund të këtij organizimi, Komuna e Istogut ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë, duke falënderuar autorin Sali Kabashi për kontributin e tij shkencor e letrar, të gjithë pjesëmarrësit për praninë e tyre masive, si dhe çdo kontribues tjetër që ndihmoi në mbarëvajtjen dhe suksesin e kësaj ngjarjeje kulturore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!