×
  • Lajme
  • Art/Kulturë

    Regjisori amerikan producent i filmit me propagandë serbe për trafikim të organeve, reagon aktori kosovar

    Reporteri
    17 Janar 2024 | 19:31
    Paul Kampf

    Aktori i njohur Besnik Krapi, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me filmin “Harvest” nga regjisori amerikan Paul Kampf, i cili është bazuar në romanin serb “Srpsko srce Johanovo”, e që flet kinse për “vuajtjet e serbëve të pafajshëm gjatë luftës në Kosovë”, shkruan Reporteri.net.

    Krapi shpreh indinjatën e tij se si një regjisor amerikan ka rënë pre e manipulimeve serbe.

    “I dëshpëruar nga një propagandë e qartë, veçanërisht nga fakte të kontestuara. Nën regji të Paul Kampf. E trishtuar se si një amerikan është “involvuar”/”manipuluar””, ka shkruar ndër tjera Krapi.

    Shkrimtari në libër ndër tjera ka shkruar për “rrëmbimet dhe trafikimin e organeve njerëzore të serbëve”.

    Filmi pritet të shfaqet në kinema në vjeshtën e ardhshme.

    Siç thotë Veselin Dzeletovic, autori i romanit “Srpsko srce Johanovo”, (Zemra serbe e Johanit), ku është bazuar filmi, “në këtë projekt janë përfshirë emra të shumtë të njohur nga bota e kinematografisë, si nga industria vendase e filmit, ashtu edhe nga Hollywoodi”./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!