Regjisori i njohur kosovar Shkumbin Istrefi, e ka imagjinuar se si do të ishte një episod i ri i serialit të njohur “Kafeneja jonë” në ditët e sotme. Ky serial ka vite që nuk transmetohet më, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Por, aq bukur e ka thurur regjisori Istrefi këtë episod, saqë mund të imagjinosh çdo sekuencë për të cilin ai flet.
E ka lidhur një ngjarje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës e ka shtjelluar deri te ngjarja e ditës së djeshme në kufijtë serbë ku autoritetet serbe ndaluan disa qytetarë të Kosovës, të cilët po udhëtonin me autobusë.
Më poshtë, mund ta lexoni skenarin e plotë të regjisorit Shkumbin Istrefi:
Kafeneja Jone
Orhani e Naimi tu pregadite ushqim ne kuzhinen e Kafenese. E ka rezervu Qeveria me festu per kalimin e raportit ne Keshillin e Evropes. Orhani, nervoz sepse Tezja Gane ka shku te Lydja ne Gjermani kur u bo liberalizimi. Ka pase me u kthy mbrame. Naimi realisht nuk eshte qe i ndihmon najsen.
Naimi: Tullum, mos ma zi per t’madhe po une mendoj… po thom mendoj, jo qe osht e sigurt po sigurisht kjo tezja jote, e ashtuquajtura Ganimet… Ganimed… a e ka me T a me D?
Orhani: Me G Shaci, me G si Gani?
Naimi (mendohet pak): Gani kryhet me I, Tullum.
Orhani: Shaci boni gati sallatat e mos filozofo shume. Vec sa s’kane ardhe Qeveria bashke me Doruntinen e Bakajanovite. Kjo dreke osht, qysh me thane, jete a vdekje per Restoranin Ekskluziv “Kafeneja Jone”.
Naimi: Sallatat t’i the i bon Ganja?
Orhani: Po Ganja hala s’ka ardhe, Shaci!
Naimi: Po qaty po du me dale une. Ganja, s’po thom sigurt, po nashta sigurisht e ka gjete ni gjermon, e ka mete atje.
Orhani: Shaci!!! Hera e fundit qe thu dicka kaq te tmerrshme per tezen teme Ganen.
Cingerron telefoni i Orhanit.
Orhani: Shaci lajmerohu bre se i kom durt me Brokolli.
Naimi lajmerohet
Naimi: Rezidenca Bobaj urdhnoni? (ne tel gjermanisht) Ja… Ja… jaaaaa….
Orhani: Shaci, a ke thirre “nojn nojn nojn” a?
Naimi (Orhanit): Shuj bre se prej jashtit…(ne telefon)…. ja… ih feshtejn… ja… qyyyys.
Naimi shfryn fort.
Orhani: He Shaci, vec mos m’thyj qe Fiona fon Kramoni ke?
Naimi: Ganja.
Orhani: Ganja?!?! E paska msu gjuhen a????
Naimi: Jo Ganja n’telefon, po Ganja s’po vijka.
Orhani: Ho. O martu a?
Naimi: Jo. Nuk thash u martu. Ku e nive ti qe thash “u martu”, une nuk thash “u martu”. Vec thash “s’po vihka”.
Orhani (nervoz tu qite tym): Shaci t’rashe me qet fertere!
Naimi: I paskan nale n’kufi Kroaci – Srrrrbi prej pramshit.
Orhani: Kon e kane nale n’kufi?
Naimi: Qy ky kon?!?!?! Ganen, shoferin, kondukterin, e keshtu me radhe.
Orhani: E me kon fole ti Gjermanisht?
Naimi: Me ni gjerman.
Orhani: Une kishe rus valla. Po normal qe me gjerman, se gjermanish… ho?!?!?! Koka martu tezja.
Naimi: Une nuk thash qe o martu. Une vec thash qe fola me gjerma… ho?!?!?! Koka martu me Francin!
Orhani: Me Francin e Lydes a?
Naimi: Jo une nuk thash me Francin e Lydes, mos ma ngjit. Une vec thash me Francin. Tash me cilin Franc une nuk e di. Nashta edhe osht Franci i Lydes, po nashta edhe nuk osht…
Orhani: Incest. Incest Shaciii.
Naimi: Incest? Po valla, edhe i rane bile.
Qetesi
Orhani (pervajshem): E cka tha?
Naimi: Kush?
Orhani: Franci de!
Naimi: Aha, tha e ka nale Ganen Fetahu i Serrrbise n’kufi. Mos u boni merak.
Orhani: Tjeter?
Naimi: Tjeter tha, kini t’fala, edhe tha gjalle a deke diten e flamurit aty m’kini.
Orhani: E pse s’lype me fole me Ganen ti?
Naimi: Po Ganen e kane nale n’kufi o Trullan.
Orhani: E Francin?
Naimi: Jo Francin sma merr menja. Se Franci osht n’Gjermani.
Orhani: Po a the ti qe Franci osht me Ganen?
Naimi: Jooo, mos ma ngjit. Une nuk thash qe Franci osht me Ganen. Ti the qe koka martu me incestin. Orhan, vec mos ma ngjit cka skom thane…
Orhanit i pshtjellet krejt edhe pelcet.
Orhani: Shaci, a po del jashte sa s’t’hangra?
Naimi: A m’thirre me t’nimu Tulle?
Orhani: Hajde rraus. RRRAUUUUS.
Naimi kocitet te dera. Mbahet me kame e duar mos me dale. Shtrengohet fort. Orhani e shtyn shume nga prapa. Hyn Labinoti ne Kafene. I sheh prej larg. Nga kandveshtrimi i Labinotit duket qe po bejne dicka tjeter.
Labinoti (habitet shume): Hopaaaa, inceeest…
Orhani dhe Naimi: Nuk osht ajo cka po mendoj, Kokace.
Labinoti: Mos u ngushtoni moreee, une jom openmajndid. Hyhyhyhyhy sa t’i kallxoj Fekeees.