×
Art/Kulturë

“Shihemi në gusht”, botohet libri i Marquez, që shkrimtari la amanet të mbetej në dorëshkrim

Reporteri
11 Mars 2024 | 21:03

Më 6 mars, ka parë dritën e botimit libri i Gabriel García Márquez, i titulluar “Shihemi në gusht”.

I ndjeri Márquez kishte shprehur dëshirën që dorëshkrimi të mbetej i fshehur dhe të mos botohej kurrë.

Por djemtë e tij, Rodrigo dhe Gonzalo García Barcha, kundërshtuan kërkesën e babait të tyre. “Shihemi në gusht” ishte fryt i përpjekjes së fundit të babait tonë për të vazhduar të krijojë duke bërë të pamundurën”, kanë thënë ata. Libri në të njëjtën datë është botuar edhe në gjuhën shqipe, i përkthyer nga Mira Meksi, pas shumë peripecish dhe kundërshtimesh nga agjencia përfaqësuese e Marquez.

Në mediat ndërkombëtare në të gjithë botën është ngritur diskutimi nëse kanë të drejtë trashëgimtarët të shpërfillin dëshirën e vetë autorit, i cili e shkroi këtë libër në vitet e fundit të jetës.

Raste të kundërshtimit nga autorët për të mos botuar veprën e tyre ka që nga David Milch, Harper Lee, Franz Kafka etj.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!