“Shkodra Elektronike” u shpall fituesja e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës.

Me këngën e tyre “Zjerm” ato do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2025.

Performanca e “Shkodrës Elektronike” mori në total 143 pikë në votimin e ndarë 50 % nga juria dhe 50 % nga publiku.

Reklamë

Fill pas tyre u rendit Elvana Gjata, e cila arriti të marrë vendin e dytë me këngën “Karnaval”, duke grumbulluar 135 pikë, ndërsa Alis siguroi vendin e tretë me këngën “Mjegull”, me 59 pikë.

Ishte numërimi i mesazheve SMS nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut që i dha “Shkodrës Elektronike” përfundimisht Çmimin e Madh.