Shkrimtari hungarez, Laszlo Krasznahorkai, ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi për “veprën e tij bindëse dhe vizionare që, në mes të një tmerri apokaliptik, riafirmon fuqinë e artit”.
“Laszlo Krasznahorkai është një shkrimtar epik në traditën e Evropës Qendrore, që shtrihet nga Kafka deri te Thomas Bernhard, dhe që karakterizohet nga absurdi dhe teprimi grotesk”, tha Akademia Suedeze përmes një deklarate.
“Por, ka më shumë në anën e tij krijuese dhe ai po ashtu shikon drejt Lindjes duke përvetësuar një ton më të kalibruar”.
Ai është hungarezi i dytë që ka fituar këtë çmim që ndahet nga Akademia Suedeze, pasi Imre Kertesz më 2002 e fitoi Nobelin për Letërsi.
Krasznahorkai u lind në qytezën Giula në juglindje të Hungarisë, afër kufirit me Rumaninë.
Romani i tij i parë që i dha famë, Stantango, u botua më 1985 u bë një sensacion letrar në Hungari.
“Romani përshkruan, me tone thellësisht sugjestive, një grup banorësh të varfër në një fermë të braktisur kolektive në pjesën rurale të Hungarisë, pak para rënies së komunizmit”, tha Akademia.
Krasznahorkai ka bashkëpunuar me filmbërësin hungarez Bela Tarr. Several, dhe puna e tij është adaptuar në filat e Tarrit, përfshirë Satantango dhe Werckmeister Harmonies.
Çmimi Nobel u themelua në bazë të testamentit të Alfred Nobel, i cili u pasurua nga shpikja e dinamitit. Që nga viti 1901, me disa ndërprerje, këto çmime çdo vit nderojnë arritjet në shkencë, letërsi dhe paqe. Më vonë është shtuar edhe Çmimi Nobel për Ekonomi.
Fituesit e Nobelit marrin edhe nga 1.2 milion dollar./REL