Në Rahovec, sot fillon festivali tradicional Hardh Fest.

Edhe këtë vit Hardh Festi do të shoqërohet me aktivitete të vazhdueshme që kultivojnë e kujtojnë traditën dhe kulturën rahovecase për të gjithë vizitorët, promovon verërat, rrushin dhe produktet tjera lokale, duke i kurorëzuar të gjitha këto të mira me muzikë LIVE në fund, kanë njoftuar organizatorët.

Hardh Fest, me sloganin “Për Kokërr t’Qefit” fillon sot dhe zgjat deri të dielën, më 7 shtator, ku kulmon me koncert dhe performancë nga artistë të njohur vendor e të huaj.

Reklamë

Gjithçka fillon nga ora 12:00 me Karnavalin e Vreshtarëve ku parakalojnë mekanizmat bujqësorë dhe më pas përcillet me prerjen ceremoniale të kalaveshit të rrushit, aktivitete këto që e hapin edhe zyrtarisht festivalin.

Gjatë ditës zhvillohen aktivitete të shumta atraktive për vizitorët si garat në vjelje e shtrydhje të rrushit, demonstrimi i pjekjes së rakisë së rrushit, aktivitete për fëmijë, ekspozita e shumë aktivitete tjera, ndërsa në mbrëmje mbahet koncerti ku performojnë artistë të shumtë e të njohur, vendorë e ndërkombëtarë.

Sivjet artisti kryesor është sensacioni i Eurovision 2025 dhe jo vetëm, Tommy Cash, që do të performojë të dielën, bashkë me Elita 5, Aleksandër Gjoka dhe DJ Acer.

Sonte performojnë Aurela Gaçe, NRG Band, Naser Dula, Hysen Kafexhiu dhe DJ 029, ndërsa nesër Armend Rexhepagiqi, Arilena Ara, Xuxi dhe DJ Enndzi.

Festivali mbahet nën patronatin e kryetarit te komunës z.Smajl Latifi dhe perkrahjën e Komunës Rahovec dhe Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit. Sponsor Gjeneral Banka BpB, Partner i festivalit: Stone Castle, sponsor ekskluziv VUSE,VELO, Coca Cola.

Reklamë