Teatri Kombëtar i Kosovës pritet të restaurohet tërësisht.
Ministria e Kulturës në një njoftim ka bërë të ditur se është shpallur procedura për kontraktimin e operatorit ekonomik për realizimin e punimeve në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Shuma e ndarë është mbi shtatë milionë euro, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Në këtë mënyrë sipas MK-së synohet të krijohen kushte më të mira për aktorët, stafin e publikun me shtim të hapësirave të reja.
“Është shpallur procedura për kontraktimin e operatorit ekonomik për realizimin e punimeve në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Vlera që kemi ndarë për këtë ndërhyrje është mbi shtatë milionë euro. Ndërsa në këtë projekt parashihet rinovimi i tërësishëm si dhe do të bëhet shtim i hapësirave të reja, duke krijuar kushte më të mira për aktorët, stafin e publikun. Për hartimin e projektit janë angazhuar gjashtë fakultete të Universitetit të Prishtinës dhe profesionistë të fushës së konservimit dhe restaurimit, ndërsa projekti zbatues ka marr edhe pëlqimin përfundimtar nga Komisioni i IKMM-së”, thuhet një njoftim. /Reporteri.net/