×
Art/Kulturë

Vdes në moshën 100-vjeçare Glynis Johns, aktorja e famshme e “Mary Poppins”

Reporteri
05 Janar 2024 | 12:50

Glynis Johns, e njohur më së miri për rolin e saj në filmin e famshëm “Mary Poppins”, ka vdekur në moshën 100-vjeçare. Aktorja britanike e njohur për rolin e saj si ikona feministe Znj. Banks në vitin 1964 në filmin “Mary Poppins”, pati një karrierë më shumë se 60 vjeçe, shkruan BBC, transmeton Reporteri.net.

Johns ishte pjesë e shumë filmave e interpretimeve të ndryshme për gjatë jetës.

Vdekjen e saj e konfirmoi menaxheri i saj, Mitch Clem. Ai ka thënë se Johns ndërroi jetë qetësisht mëngjesin e së enjtes në shtëpinë e asistencës në Los Angeles, në të cilën jetoi për disa vjet me radhë.

“Glynis e fuqizoi rrugëtimin e saj me inteligjencë, mendje dhe dashuri për performancën, duke prekur miliona jetë. Ajo hyri në jetën time në fillim të karrierës sime dhe më dha mësime shumë të mëdha se si të ‘lundroj’ në këtë industri me hir, klasë dhe të vërtetën”, ka thënë Clem në një deklaratë.

Karriera e Johnsit si aktore është gati nëntë dekadëshe.

Ajo mori rolin e saj të parë në vitin 1938 në dramën romantike “South Riding”. Pastaj ajo luajti role në shuam filma përgjatë viteve ‘40, duke përfshirë dramën “49th Parallel” të vitit 1941 për të cilën mori çmimin për aktrimin më të mirë nga “National Board of Review”.

Në “Mary Poppins”, ajo luajti së bashku me aktorët Julie Andrews, Dick Van Dyke dhe David Tomlinson Johns. Znj. Banks, ishte një personazh feminist dhe optimist që këndoi këngën “Sister Suffragette” në filmin fitues të Oskarit.

Në një intervistë me ABC News në tetor në ditëlindjen e saj të 100-të, Johns kishte thënë: “Unë mora duartrokitje për këtë. Më pëlqeu ta bëja atë. E ndjeva”, teksa fliste për rolin në “Mary Poppins”./Reporteri.net

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!