×
Art/Kulturë

Vdiq Akira Toriyama, krijuesi i Dragon Ball

Reporteri
08 Mars 2024 | 10:33

Ka vdekur në moshën 68-vjeçare Akira Toriyama, artisti japonez dhe krijuesi i Dragon Ball, njofton CNN, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Toriyama vdiq nga një sëmundje që i ishte shfaqur në tru, ka njoftuar të premten studioja e tij.

Toriyama ishte truri pas çdo eksluziviteti të arteve marciale me Son Gokun, një djalosh me forcë mbinjerëzore që në filmat anime, fillon kërkimin e shtatë topave të dragoit.

Dragon Ball, mbetet një nga hitet më të suksesshme botërore në Japoni, duke marrë zemrat e shumë adoleshentëve por edhe të rriturve që pëlqejnë mangat.

Akira Toriyama, lindi më 5 prill 1955 në Japoni, dhe vdiq po ashtu në Japoni./Reporteri.net/.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!