Një Boeing 737 MAX do të fluturojë përmes Meksikës dhe përtej kufijve të saj, duke e çuar artin në lartësi të reja.
Kjo është pjesë e ekspozitës së Petrit Halilaj: RUNIK, e cila do të jetë e pranishme në Muzeun Tamayo, shkruan insiderlatam.com.
Aeroméxico, në aleancë me Muzeun Tamayo, shpall një bashkëpunim emocionues që bashkon artin dhe aviacionin për të sjellë ngjyra dhe kreativitet në qiell, në kuadër të ekspozitës Petrit Halilaj: RUNIK.
Si pjesë e këtij kontributi të vlefshëm kulturor, linja ajrore ka përdorur një nga avionët më modernë dhe më efikas në industri, një Boeing 737 MAX për të çuar artin në lartësi të reja.
Një pulë është paraqitur në trupin e avionit si një metaforë që na fton të reflektojmë për lirinë dhe të ardhmen pa barriera, duke marrë si simbol fluturimin e zogjve; mban edhe legjendën “Nga Runiku me dashni!”.
Imazhi ka qenë i pranishëm në avion që prej 15 nëntorit dhe do të qëndrojë deri në fillim të vitit të ardhshëm.
Fluturimi i tij i parë ishte në linjën Mexico City – Kankun dhe në ditët në vijim do të përshkojë destinacione brenda dhe jashtë vendit.
Ekspozita e përkohshme Petrit Halilaj: RUNIK mund të vizitohet nga data 23 nëntor deri më 7 prill 2024 në ambientet 1 dhe 2 të Muzeut Tamayo të Meksiko City.
Objektivi i këtij bashkimi është ndërtimi i urave përmes artit dhe veçanërisht lidhja me artin bashkëkohor.