×
  • Lajme
  • Lajme

    1 Maji në Gërmi, shikoni si dy të rinj nuk përmbahen as në publik

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 19:21

    Qytetarë të shumtë sot vërshuan në parkun e Gërmisë, ku të papunë e të punësuar festuan Ditën e 1 Majit që njihet si Dita e Punëtorëve me valle e me këngë.


    Të rinj, gra, e fëmijë por edhe të moshuar nga e gjithë Kosova, edhe sivjet sikurse viteve të kaluara festuan Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

    Ata festuan gjithsecili në mënyrën e vet. Dikush duke hedhur valle e kënduar e dikush duke luajtur me top.

    Por një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale tregon se si disa të rinj e shfrytëzuan ditën e sotme, që të bëjnë pak dashuri në parkun e Gërmisë, shkruan Reporteri.net.

    Por jo veç këta të rinj, por edhe shitësit ambulantë e shfrytëzuan në maksimum këtë ditë pasi fitimet e tyre sigurisht se ishin më të mira se ditëve të rëndomta.

    Sot shiteshin me të madhe dredhëzat, farat, akulloret, hamburgerët, qafore femrash e shumë gjëra të tjera.

    Kujtojmë se kishte edhe qytetarë që në vend të argëtimit zgjedhën të protestonin. Por në protestat e organizuara nga Sindikata e Sektorit Privat, dhe Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës, morën pjesë një numër i vogël i qytetarëve.

    1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!