1 mijë e 156 vaksina antiCovid janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri kanë treguar se numri i dozave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 717 mijë e 379.
33 mijë e 156 persona janë vaksinuar me dozën përforcuese të vaksinës.
Ndërsa, 2 mijë e 169 me dozën e tretë.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.156 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.717.379 doza të vaksinës. Deri më sot 796.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 33.156 doza përforëcuese dhe 2.169 doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.