×
  • Lajme
  • Lajme

    100 euro gjobë për ata që ndezin sot goma

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 10:20

    Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Inspeksionit, njofton qytetarët se ata që ndezin goma dhe gjësende të tjera për 1 Maj, do të pasojnë gjobat në shumën prej 100 euro.


    Inspektorët komunal janë vazhdimisht në terren dhe gjobat do të pasojnë konform Udhëzimit Administrativ Nr.06/2018 për Ndëshkimet me Gjobat Mandatore dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi.Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka thënë se Ligji për mbrojtjen e ajrit ndalon djegien e gomave sikurse edhe Udhëzimi Administrativ, duke shtuar se do të ketë tolerancë zero për ata që ndezin.

    Ndezja e gomave në mjedis të hapur liron dioksinën dhe materie tjera të rrezikshme që shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, si dëmtimin e organeve të frymëmarrjes, kancerin e mushkërive, dëmton lëkurën duke shkaktuar edhe shumë probleme të tjera shëndetësore.​ /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!