Bazuar në raportimet e datës 1 dhjetor 2021 nga klinikat me Covid-19 në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, të shtrirë janë 39 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 27 të tjerë që po marrin trajtim mjekësor pas Covid-19, shkruan Reporteri.net.

Sipas njoftimit të fundit nga ShSKUK, me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse në kujdes intensiv  në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Reklamë

Klinika Infektive, 9 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka asnjë  pacient

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 5  pacientë

Reklamë

Spitali i Ferizajt, 1  pacient