×
  • Lajme
  • Lajme

    15 vjet pas nga trazirat e Marsit, s’dihet si ranë në Ibër tre fëmijët e Çabrës

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 23:10

    Pikërisht para 15 viteve 19 qytetarë të Kosovës humbën jetën në trazirat e marsit. Gjithçka nisi me mbytjen e fëmijëve në Çabër, për të cilët ende nuk është sqaruar si ranë në lumin Ibër. 

    Zaim Deliut këto valë të Ibrit ia kujtojnë të birin e ndjerë.

    Ai ende beson se vogëlushët nga frika ia mësyen ujit.

    Kjo ngjarje u bë shkas që të eskalojë situata në gjithë Kosovën për të nisur një konflikt i ri në mes të dy etnive ku mbetën të vdekur 11 shqiptarë dhe 8 serbë.

    Këtë nuk e donin familjarët e viktimave andaj edhe kishin apeluar për qetësi. Por ata ende i brengos diçka.

    “U bën 15 vjet dhe ende nuk u gjetën ata njerëz që i kanë sulmu”, tha Deliu, për Klan Kosova.

    Një mësimdhënës e kujton se si u organizuan bashkëfshatarët kur ndodhi ngjarja.

    Ai thotë se forcat e rendit e kishin mësyrë Çabrën menjëherë pas ndodhisë dhe kishin arrit ta merrnin situatën nën kontroll por se ndodhi diçka më e madhe.

    Në këtë periudhë të njohur si trazirat e marsit u dogjën shumë objekte fetare. E gjitha zgjati për katër ditë.  /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!