×
  • Lajme
  • Lajme

    17 vjeçari nga Gjilani që jetonte në Zvicër u gjet i vdekur në binarët e trenit

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 10:03

    Në mëngjesin e të premtes që kaloi, në binarët e trenit në Oberglatt të Cyrihut është gjetur trupi i pajetë i një të riu. Më vonë është konstatuar se bëhet fjalë për shqiptarin 17 vjeçar, Rinor Bunjaku nga Rümlangu i Cyrihut.


    Deri tani dihet se djaloshi është goditur nga treni dhe është gjetur i vdekur dhe asnjë informacion tjetër shtesë.Familja Bunjaku bën të ditur se Rinori i ndjerë do të varroset të premten, më 3 maj në orën 13.00 në varrezën “Friedhof Chilisbaum”, Ifangstrasse 100 në Rümlang.

    Këtë njoftim e ka bërë babai i viktimës në facebook.Trupi i të riut u gjet mëngjesin e së premtes që kaloi, në binarët e trenit në Oberglatt të Zyrihut.

    Viktima është identifikuar më pas si 17-vjeçari shqiptar, Rinor Bunjaku banues në Rümlangu Zyrih.Nga burimet e afërta me familjen Bunjaku, ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit. Dihet vetëm se djaloshi është goditur nga treni dhe është gjetur i vdekur në mëngjesin e premtes, shprehet burimi për albinfo.ch.

    https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2215067365198757&id=100000865452912

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!