Klinikat Covid-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme  në trajtim mjekësor kanë 19 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 23  post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka asnjë pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Reklamë

Klinika Infektive, 8 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Reklamë

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 1 pacient post-covid.