×
  • Lajme
  • Lajme

    2 gjakovarë paraqiten si policë dhe ndalin njerëzit, Policia e vërtetë i arreston

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 14:39

    Sot rreth orës 03:00 të mëngjesit, në fshatin Bishtazhin nga Policia e Gjakovës janë arrestuar dy persona të dyshuar për mashtrim.

    Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit (Sh. H. dhe B. D.), kanë ndaluar një qytetarë në Krushë të Vogël të Prizrenit duke u prezantuar si zyrtarë policorë.

    “Pas një pune operative hetimore në terren, sot rreth orës 03:00 të mëngjesit të hershëm, në fshatin Bishtazhin nga Policia e Gjakovës janë arrestuar dy të dyshuar (Sh. H. dhe B. D.) të cilët duke e përdorur një dritë vezulluese e kanë ndaluar një qytetar në Krushë të Vogël të Prizrenit, përderisa i njëjti po udhëtonte me veturën e tij”.

    Të dyshuarit janë prezantuar si zyrtarë policorë, duke kërkuar para nga viktima, mirëpo pasi që viktima ka dyshuar në prezantimin e tyre, ka kërkuar që të njëjtit të identifikohen me kartela zyrtare, ka bërë të ditur policia.

    Ata në pamundësi të prezantimit të kartelave zyrtare, duke parë se mashtrimi i tyre nuk po funksionon,  kanë ikur në drejtim të Gjakovës.

    Falë bashkëpunimit të mirë të qytetarëve, Drejtorisë Rajonale e Policisë në Prizren dhe Drejtorisë Rajonale e Policisë së Gjakovës, të dyshuarit janë arrestuar.

    Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale nga ana e  njësive relevante policore, duke përfshirë intervistimin e personave  të dyshuar.

    Me vendim të prokurorit të dyshuarve ju është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Prizrenit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!