×
  • Lajme
  • Lajme

    20-vjeçari ther me thikë një person në Skenderaj

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 13:57

    Me datën 3 prill 2019, Policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘vrasje në tentativë’.


    Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në njërën nga lagjet e qytetit të Skenderajt, ku sipas të dhënave të para dhe deklaratave të siguruara thuhet se si shkak i një mosmarrëveshje ndërmjet viktimës dhe të dyshuarit i lënduar ka mbetur viktima mashkull shqiptar, i cili pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.

    Ndërsa, në cilësi të të dyshuarit është arrestuar K. V., 20 vjeçar, i cili dyshet se me një mjet të mprehtë (thikë) ka sulmuar viktimën e rastit.

    Me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për veprën penale ‘vrasje në tentativë’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!