×
  • Lajme
  • Lajme

    20 vjet nga masakra në Studime të Vushtrrisë, ku për dy orë u pushkatuan 116 shqiptarë

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 9:05

    Janë bërë dy dekada që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm.


    Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri.

    Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve.

    Familjarë dhe qytetarë të tjerë kujtojnë çdo vit këto viktima, e ashtu do të ndodhë edhe këtë vit.

    Për t’i nderuar viktimat do të jetë në Studime sot edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!