×
  • Lajme
  • Lajme

    283 raste të korrupsionit presin verdiktin e gjykatave

    Reporteri
    06 Dhjetor 2021 | 12:40

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka shpalosur të gjeturat e raportit të monitorimit: “Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë për periudhën Prill-Shtator 2021”.

    Në raport përfshihet rrjedhshmëria e rasteve të korrupsionit, krimit të organizuar dhe shpëlarjes së parave në gjykatat e vendit, dhe çështjet që e karakterizuan sistemin gjyqësor e prokurorial këtë periudhë.

    Gjatë periudhës prill-shtator, numri më i madh i rasteve të zgjidhura nëpër gjykatat në nivel vendi i takon veprave penale të natyrës korruptive me gjithsej 57 raste të zgjidhura ndërkaq që rezultatet janë dukshëm më të vogla kur flasim për krimin e organizuar dhe shpëlarjen e parave.

    Ndërkaq që edhe më tutje, sipas GLPS shqetësuese mbetet numri i madh i rasteve të korrupsionit që presin verdikt final në gjykatat themelore në nivel vendi, numër ky i cili shkon në 283 raste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!