Një 33-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se është kapur në flagrancë gjatë tentativës për të kryer një vjedhje të rëndë në një shtëpi.
Sipas Policisë, arrestimi është realizuar falë reagimit të shpejtë dhe punës së Njësisë së Arrestimeve të Stacionit Policor Qendra.
I dyshuari, A.M., 33-vjeçar, është arrestuar në vendin e ngjarjes.
“Me veprimet e shpejta dhe punën intensive të njësisë së arrestimeve të Stacionit Policor Qendra, i dyshuari është arrestuar në flagrancë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas arrestimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.