×
  • Lajme
  • Lajme

    35 vjeçari në Suharekë u vra në kazino

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 11:51

    Një person është gjetur i vrarë në një lokal kazino në qytetin e Suharekës, shkruan Reporteri.net.

    Mësohet se Policia sapo ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ekipet përcjellëse akoma nuk kanë arritur.

    Reporteri.net ka biseduar me zyrtarin për media, Vesel Gashin, i cili konfirmoi se ka ndodhur rasti por nuk ka dhënë detaje, duke shtuar se akoma nuk ka arritur në vendin e ngjarjes.

    Ndërkohë, është mësuar se i vrari është një 35 vjeçar nga fshati Mushtisht i Suharekës.

    Ndryshe, motivet e vrasjes akoma nuk dihen, mirëpo dëshmitarët kanë thënë se një veturë ishte ndalur tek lokali dhe dikush pasi doli nga vetura u fut në lokal dhe shtiu./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!