×
  • Lajme
  • Lajme

    48 orë ndalim për burrin që plagosi gruan e tij në Mitrovicë

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 17:15

    Departamenti për Krime të Rënda, njofton që i është caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh, të dyshuarit R.F, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë në tentative” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”.


    R.F dyshohet që sot rreth orës 13.00 në rrethana ende të paqarta ka plagosur gruan e tij duke shtënë dy herë me pistoletë në të.

    Brenda afatit të paraparë ligjor, prokurori i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës do të bëjë kërkesën për caktimin e masën e paraburgimit, në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!