×
  • Lajme
  • Lajme

    511 gjoba në 24 orët e fundit në Prishtinë

    Reporteri
    18 Prill 2024 | 17:05

    Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon implementimi i planeve operative për ngritjen e sigurisë në trafik.

    Sipas Policisë, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 511 gjoba, janë konfiskuar pesë automjete dhe 15 patentë shoferë.

    “Ndërsa vetëm në planin operativ të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, për Taksi ilegal, që ka filluar me datën 25 mars 2024, ku marrin pjesë dhe inspektorët komunal, janë shqiptuar 364 gjoba”, ka njoftuar policia.

    “Si kundërvajtje më të shpeshta janë shqiptuar – 88 gjoba për auto taksi pa leje pune, – 26 gjoba për radio taksi pa leje pune, – 7 gjoba per kombi bus ilegal, -23 gjoba ndalje në vend të pa caktuar nga radio taxi dhe auto taxi, – 4 gjoba per ndalje në vend të pacaktuar të autobusëve, -8 gjoba per mosmbajtje të rendit të udhëtimit të linjave te autobusëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!