×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtien me armë zjarri gjatë ahengut familjar, policia i identifikon dhe ua konfiskon armët

    Reporteri
    20 Janar 2022 | 18:19

    Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë  në  Ferizaj  ka pranuar një informacion, se me datën 09.01.2022 në fshatin Dremjak të Ferizajt, në një aheng familjar ka pas të shtëna me armë  të  zjarrit.

    Në lidhje me këtë policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka nisur hetimet në identifikimin e personave të dyshuar dhe vendit ku ka ndodhur ngjarja.

    Pas një pune intensive, hetuesit policor kanë arritur që të identifikojnë personat e dyshuar dhe sot i  kanë  shoqëruar tre persona në  stacionin policor të  Ferizajt dhe pas intervistimt, ata kanë pranuar se kishin shtënë  me armë gjatë një ahengu familjar.

    “Tek i dyshuari i parë  me inicialet J.B (M/K) 66 vjeçar është gjetur dhe konfiskuar një  armë  zjarri ( pistoletë ) me 9 fishek. Tek personi tjetër dëshmitarë, me inicialet R.J ( M/K) i moshës 68 vjeçar, janë  gjetur dhe konfiskuar një armë  zjarri dhe një  armë me gaz me 20 fishekë, që të dy nga Ferizaj, ndërsa tek i dyshuari tjetër me inicialet G.Z (M/K) i moshës 68 vjeçar nga komuna e Lipjanit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Policia, pasi i ka intervistuar të  dyshuarit dhe dëshmitarin e këtij rasti, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë  liruar për procedura të mëtejme hetimore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!