×
  • Lajme
  • Lajme

    Edi Rama për Ibrahim Rugovën: Çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare

    Reporteri
    21 Janar 2022 | 17:15

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 16 vjetorin e vdekjes së tij, shkruan Reporteri.net.

    Për të ndjerin Rugova, Rama ka thënë se ishte njeri i madh i historisë së Kosovës.

    “Në këtë ditë të ngarkuar emocionale të vitit, kujtojmë edhe njeriun e madh të historisë së Kosovës, udhëheqësin më atipik ndër të shquarit e historisë sonë, presidentin e parë të shtetit tjetër të pavarur të shqiptarëve, Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta sot e 16 vjet më parë, por në çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare”, shkroi Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!