×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK kërkon debat parlamentar për aksidentet e shumta në trafik

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 14:12

    Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dorëzuar sot kërkesën për debat parlamentar lidhur me aksidentet në komunikacion.


    “Rritja e numrit të aksidenteve në komunikacion, të cilat po përfundojnë shumë shpesh me vdekje, lëndime të rënda trupore dhe dëme të mëdha materiale, janë bërë dukuri shumë shqetësuese në Republikën e Kosovës.

    Kontrollimi dhe monitorimi i gjendjes teknike të automjeteve që qarkullojnë në rrugët e vendit tonë, bazuar në numrin në rritje të aksidenteve, është dëshmi se nuk po bëhet konform ligjeve të miratuara.

    Nisur nga ky fakt, Grupi Parlamentar i LDK-së, ka dorëzuar sot kërkesën për debat parlamentar në të cilin do të debatohet lidhur me aksidentet në komunikacion që po përfundojnë me vdekje, lëndime të rënda trupore dhe dëme materiale, mos respektimin e ligjeve të miratuara që rregullojnë fushën e qarkullimit në komunikacion, gjendjen teknike të automjeteve dhe trajnimin e shoferëve rinj”, thuhet në njoftimin për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!