×
  • Lajme
  • Lajme

    705 mijë euro për investime në infrastrukturë në Kaçanik

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 19:56

    Ministria e Infrastrukturës vazhdon të mbështet komunat në realizim të projekteve infrastrukturore.


    Një ndihmë të tillë e ka marrë edhe komuna e Kaçanikut të cilës i janë ndarë 705 mijë euro për asfaltim të disa rrugëve.

    Kjo është bërë e ditur pas nënshkrimit të një marrëveshje të martën ndërmjet kryetarit të kësaj komune, Besim Ilazi dhe ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj.

    “Të mirat për qytetarët tanë janë pjesë e punës dhe angazhimeve tona të përditshme. Edhe pesë projekte të reja kapitale do të realizohen në Komunën e Kaçanikut falë përkrahjes së Ministrisë së Infrastrukturës e cila ndau 705.000 euro për realizimin e pesë projekteve në Kaçanik. Asfaltimi i rrugës Çamëria- Bajnicë- Rakaj, asfaltimi i rrugës Triumf Riza- Stagovë, zgjerimi i rrugës Avdurrahim Shehu, asfaltimi i rrugës lokale Kaçanik, si dhe projekti ndërtimi i rrugës Idriz Seferi”, ka thënë Ilazi, trasnmeton Reporteri.net.

    Kujtojmë se ministri Lekaj të hënën nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Skenderajt të cilën e mbështeti me saktësisht 1 milion e 560 mijë euro. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!