×
  • Lajme
  • Lajme

    8 rastet e reja me Coronavirus: Peja i shtohet hartës së të infektuarve, 4 raste tjera në Vushtrri dhe tre në Prishtinë

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 18:26

    Tetë raste të reja, të gjitha raste kontakti, me Coronavirus janë konfirmuar në Kosovë. Peja është komuna që i shtohet hartës së të infektuarve, më tashmë një rast të konfirmuar me COVD-19, shkruan Reporteri.net. 


    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar se tetë banorë tjerë të Kosovës kanë rezultuar të infektuar me Coronavirus.

    Të gjitha rastet e reja janë raste kontakti. Tashmë, numri në total i personave të prekur me Coronavirus në Kosovë rritet në 79.

    Në mesin e tetë të infektuarve është edhe një persona nga fshati Llugagji i Pejës. Rrjedhimisht, ky është rasti i parë me COVID-19 i konfirmuar në këtë komunë.

    Rastet tjera janë 4 raste me vendbanim në Studime të Ulët të Vushtrrisë, ndërsa tre rastet tjera me vendbanim në Prishtinë.

    Këto janë rezultatet e 89 mostrave të marra në terren, njofton IKSHPK.

    Ndryshe, në Kosovë, sot është zyrtarizuar nga Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, se një person është shëruar nga pandemia COVID-19.

    Njoftimi i plotë:

    SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE ME COVID-19!

    Komunikatë për media

    Sot me 26.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tetëdhjetë e nëntë (89) mostra të marra nga rastet e kontakteve në terren si dhe të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot kemi lajmin e mirë se një pacient është i shëruar bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore.

    Rastet e konfirmuara pozitive janë 4 raste kontakti me vendbanim në Studime të ulët Vushtrri, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast kontakti me vendbanim në Llugagji-Pejë.

    Nga data 08.02.2020 deri me 26.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 855 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej shtatëdhjetë e nëntë (79) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

    Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 1514 kontakte të rasteve.

    QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

    MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

    NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

    Ju faleminderit për mirëkuptim!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!