×
  • Lajme
  • Lajme / Shkup

    A po formon Albin Kurti parti në Maqedoninë e Veriut? Zyrtari i Besës: S’ka diçka konkrete, ka paralajmërime

    Reporteri
    13 Nëntor 2023 | 15:32

    Në konferencën e sotme për shtyp, “Lidhja Evropiane për Ndryshim” në krye me Izet Mexhitin, Afrim Gashin e Bilall Kasamin, njoftuan se në Kuvend do të funksionojnë si një grup parlamentar i përbërë nga 6 deputetë.

    Në konferencë për shtyp u parashtrua pyetja në lidhje me informacionin që po qarkullon në opinion, se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të formojë parti politike në Maqedoninë e Veriut. Në pyetjen nëse do të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë me këtë subjekt, nëse formohet, u përgjigj deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.

    “Paralajmërime janë, derisa nuk ka diçka konkrete, nuk kemi në çfarë të përgjigjemi. Nëse ka diçka konkrete në moment të caktuar, sigurisht që atëherë edhe do të japim qëndrimet tona të caktuara në lidhje me këtë çështje”, tha Zendeli./TV21

    Ndryshe, Lidhja Europiane për Ndryshim, pjesë e të cilës është Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit, Lëvizja Besa në krye me Bilall Kasamin dhe Alternativa me Afrim Gashin, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të veprojnë të bashkuar.

    LEN që tashmë kanë formuar grupin parlamentar, Safije Sadiku-Shainin e zgjidhen si koordinatore, ndërsa
    zv/koordinatore Merita Kollçi Koxhaxhiku.

    Grupi përbehet prej 6 deputetëve. Deputeti i deritanishëm nga Alternativa, Hysni Ismaili nuk është pjesë e këtij grupi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!