Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka hapur zyrtarisht fushatën në Prishtinë për zgjedhjet lokalet të 17 shkurtit.


Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka prezantuar programin qeverisës.

Ai tha se prioritet do ta ketë ndërtimin e spitalit të Prishtinës, mungesën e të cilit deri më tash e quajti të pakuptimtë.

Reklamë

Pretendenti për kryetar të Prishtinës tha se gjatë qeverisjes së tij do të adresojë edhe çështjen e trafikut dhe parkingjeve në Prishtinë.

Haradinaj tha se vëmendje të veçantë do t’i kushtojë ndërtimit të shkollave dhe çerdheve të reja.