×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK-ja pret që Kuvendi të marrë vendim të hënën për Ligjin për Pagat

    Reporteri
    08 Dhjetor 2021 | 14:18

    Seanca e re plenare e Kuvendit do të mbahet më 13 dhjetor. Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme.

    Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas mbledhjes tha se është i kënaqur që në seancë do të diskutohet për ligjin e pagave.

    Në fakt, mosmiratimi i ligjit për paga ka nxitur një valë të protestave apo kërcënimeve për protesta të sindikatave të ndryshme.

    “Propozuam amendamentin prej 85 milionë eurove, i cili do t’i përgjigjet ngritjes ë pagave në sektorin publik. Insistova që në seancën e radhës të futet debati për ligjin e pagave, në mënyrë që ky debat të obligojë seancën parlamentare, kur unë do të propozojë amendamentin, që të hyjë në fuqi. Qëllimi ynë si grup nuk është me targetu qeverinë që të sjell ligjin e pagave, ne nuk duan të përfitojmë, sikur nuk kemi asnjë qëllim. Qëllimi është që ky ligj të miratohet, e kemi një momentum të mirë, kur seanca mund të marrë një rezolutë që obligon qeverinë që të miratojë amendamentin prej 85 milionëve dhe pastaj më 22 të buxhetohet e më 1 mars të hyjë në funksion”, ka thënë Tahiri. “Qeveria e ka shumë gabim kur e trajton ligjin e pagave në raport me lidershipin e sindikatave. Këtu gabon qeveria”.

    Ndërkohë, shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për paraqitjen e djeshme në Bruksel me fusnotë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!