×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazoviç ligjëron dhe promovon librin e tij në universitetin prestigjioz amerikan

    Reporteri
    26 Shtator 2022 | 11:48

    Kryeminstri në mandatin teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka promovuar dhe ligjëruar për librin e tij “Kritika e Etikës Globale” në universitetin prestigjioz amerikan Columbia University, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Këtë Abazoviç e lajmëroi në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku edhe lajmëroi se libri i tij është përkthyer edhe në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.

    Promovimi i librit, njoftoi Abazoviç, vjen së shpejti në Mal të Zi dhe në vendet e rajonit.

    Dritan Abazoviq ka doktoruar në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë, më 7 shkurt 2019, me temë: “Politika globale – aspektet etike të globalizimit”.

    Më parë ka qenë student i brezit të fakultetit të Sarajevës, fitues i Kartës së Artë dhe mbajtës i Distinktivit të Artë të Universitetit, pas përfundimit të fakultetit në një periudhë rekord prej 2 vitesh e gjysmë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!