×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazoviç përsërit slloganin e 2020’ës: “Le të bjerë, të freskohemi” – Lavdëron qeverisjen 100 ditëshe të tij

    Reporteri
    18 Gusht 2022 | 14:47
    Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç

    Nuk i ka kursyer hiç fjalët e mira për qeverisjen njëqind ditëshe të tij, kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

    Përmes një videoadresimi të publikuar në Facebook-un e tij, Abazoviç rendimi një sërë aktivitetesh të bëra nga qeverisja e tij për çka tha se “ne përmbushin të gjitha ato që premtojmë”.

    “Asgjë nuk lëmë për nesër. Të gjitha menjëherë dhe tani, për një Mal të Zi të pastër dhe evropian. Le të bjerë, që të freskohemi”, tha Abazoviç, raportoi Vijesti, transmeton “Reporteri.net”.

    “Në 100 ditë, kemi pasur rreth 100 aktivitete ndërkombëtare, jemi takuar me 120 zyrtarë ndërkombëtarë, 40 ambasadorë, nëntë kryeministra, dhjetë presidentë shtetesh, 13 zyrtarë evropianë. kemi vizituar dhjetë shtete, dhe tre delegacione të niveleve të larta ishin mysafirë tanë”, tha kryeministri.

    Ai shtoise delegacioni qeveritar “vizitoi Ukrainën, mbërriti në Kiev dhe i dha mbështetje të parezervë presidentit Volodymyr Zelensky”.

    “Drejtësia ka nisur, ka pasur trazira tektonike. Referimet që kemi iniciuar në Prokurori kanë mundësuar arrestimet më të mëdha për krim dhe korrupsion në historinë e shtetit. Kemi përfunduar korrigjimin e ligjit për origjinën e pronës dhe ai së shpejti do të jetë para deputetëve – pasuria e vjedhur, do t’ua kthejmë qytetarëve”, ka thënë Abazoviç.

    Ai thotë se kontrabanda e cigareve përmes portit të Tivarit u frenua dhe se “Mali i Zi ka pasur bastisjen më të madhe në Evropë”.

    “Besojeni apo jo, e gjithë kjo në vetëm 100 ditë, dhe ka edhe më shumë. Ne po punojmë që të përgatitemi për vjeshtën dhe dimrin e vështirë sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Abazoviç.

    Kuvendi i Malit të Zi nesër do të diskutojë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Abazoviçit.

    Slogani “Le të bjerë, të rifreskohet” shënoi zgjedhjet e 30 gushtit 2020, kur për herë të parë ndodhi ndryshimi i qeverisë në Mal të Zi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!