×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Zgjedhja e nënkryetarit

    Abdixhiku godet PDK’në dhe AAK’në: Na e lanë një Kryetar si Dimal Basha – po bllokohet Kosova për një pozitë të parëndësishme

    Reporteri
    30 Gusht 2025 | 12:31

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se e gjitha Kosova po bllokohet shkaku i “një pozite tërësisht të parëndësishme”, nënkryetarin nga komuniteti serb, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka goditur edhe partitë që votuan për zgjedhjen e Dimal Bashës për Kryetar të Kuvendit, PDK’në dhe AAK’në.

    “Bllokohet një Kosovë e tanë për shkak të një pozite tërësisht të parëndësishme…Pa marrëveshje politike s’mund të ketë zgjidhje sepse s’ka shumicë. Në këtë pikë shihet edhe naiviteti i partive tjera që edhe e mbajnë të Kuvendin të bllokuar dhe na lajnë me një kryetar Kuvendi si Dimal Basha”, tha Abdixhiku.

    Për Bashën tha se po vazhdon shkeljen e Kushtetutës, teksa tha se konstatimi i tij për konstituimin e Kuvendit është i gabuar. Ai tha se s’do të marrin pjesë në mbledhjen e Kryesisë që e ftoi ai.

    “Nuk e interpreton qartë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. …Një çmenduri të popullizmit”, deklaroi Abdixhiku./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!